Kosova dukshëm më e mirë se Qipro, e thonë statistikat
BKT
Sport

Kosova dukshëm më e mirë se Qipro, e thonë statistikat

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Më fitoren prej 2-0 në udhëtim tek Qipro, Kosova e ka nisur me fitore aventurën e radhës në Ligën e Kombeve.

Një gol i Valon Berishës dhe një gol i Edon Zhegrovës, ia siguruan trepikëshin e parë ‘Dardanëve’ në sezonin e ri në Ligën e Kombeve.

Kosova në duel me qipriotët ishte dukshëm më e mirë, sidomos në pjesën e dytë të lojës.

Në bazë të statistikave brenda 90 minutave, Kosova ishte superiore ndaj qipriotëve. Sa i përket posedimit, Kosova ishte më e mirë me 53 përqind, derisa kishte 16 tentime për gol, kurse Qipro tetë sosh.

Në goditjet brenda kuadratit, Kosova kishte shtatë sosh, për dallim nga Qipro që nuk e kishte asnjë.

Kosova në ndeshjen e radhës ndeshet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’ me 5 mars.