Karl Bild reagon ndaj vizitës së paralajmëruar të Lavrovit në Serbi
BKT
Rajoni dhe Bota

Karl Bild reagon ndaj vizitës së paralajmëruar të Lavrovit në Serbi

Muharrem MIftari/RTKLive

Ish-kryediplomati suedez Karl Bild (Carl Bildt) ka reaguar ndaj ftesës që Vuçiqi ka dërguar ftesën ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov (Sergey Lavrov) për vizitën në Beograd më 7 qershor, vendi i të cilit ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën, ku, sipas Bildit, është një lëvizje në kundërshtim me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kam dëgjuar se Serbia  ka ftuar Ministrin e Jashtëm rus,Sergej Lavrov të vizitojë Beogradin në ditët në vijim.

Nëse presidenti Vuçiç do të fundoste perspektivat e tij me BE-në, sigurisht që është një veprim i përsosur. Është një lëvizje në kundërshtim të drejtpërdrejtë me procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet trajtuar si i tillë”, ka shkruar mes tjerash Karl Bild (Carl Bildt)në twitter.

Sikundër bëhet me dije, Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon që ka kundërshtuar t’iu bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe të mbështesë agresionin ushtarak rus në Ukrainë me protesta të ndryshme. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota