Ambasadori Qehaja i dorëzon letrat kredenciale te presidenti Pendarovski
BKT
Foto: Presidenca e Maqedonisë Veriore
Rajoni dhe Bota

Ambasadori Qehaja i dorëzon letrat kredenciale te presidenti Pendarovski

Besnik Iseni /RTK

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja dorëzoi sot letrat kredenciale te Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

"I dëshiroj sukses në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm dhe besoj se me angazhimin e vet profesional do të kontribuojë në pasurimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit bilateral. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në proceset eurointegruese, përparimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona" ka shkruar Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski , me rastin e fillimit me punë të  ambasadorit të ri të Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Në këtë ceremoni solemne,ambasadori Qehaja mbajti një fjalim rasti dhe diskutoi  me Pendarovskin për tema të ndryshme në funksion të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Në këtë ceremoni, ambasadori Qehaja ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy diplomatë të misionit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota