Mancini kritikon skuadrën e tij për mënyrën se si pranuan golin
BKT
Sport

Mancini kritikon skuadrën e tij për mënyrën se si pranuan golin

Trajneri i Italisë Roberto Mancini, duke folur për ‘Rai Sport’, ka thënë së sfida me Gjermaninë nuk ka qenë ndeshje e lehtë.

Italia dhe Gjermania sonë luajtën baras 1-1, në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Tekniku i ‘Azurëve’, ka kritikuar skuadrën e tij për mënyrën se si pranuan golin e barazimit.

“Ne pranuan barazimin menjëherë. Është turp. Mbi të gjithat nuk ishte ndeshje e lehtë. Jam i lumtur me skuadrën time”, tha Mancini.

Ai beson se të lojtarët e rinj do të rritën shpejtë në Kombëtaren e Italisë.

“Duhet të mendojmë për ekipin tonë. Kemi lojtarë të rinj që janë të mirë. Shpresoj së do të rriten shpejt”, theksoi strategu italian.