Greqia mund Kosovën në ‘Fadil Vokrri’, pasojnë deklaratat (E plotësuar)
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Rrahmani: S’ka zhgënjim, dhamë gjithçka në fushë
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin mendon se skuadra e tij, ka mundur të bëjë më shumë në duel me Greqinë.
‘Dardanët’ u mundën sonte nga Greqia (0-1) në ‘Fadil Vokrri’.
“Ndodhi goli. Nuk mendoj se ndërrojë rrjedhën e lojës, por kemi mundur të bëjmë më shumë në kundërsulme, por munguan pasimet e fundit”, tha Rrahmani.
Pavarësisht disfatës nga Greqia, Rrahmani thotë se atmosfera në kapin e Kombëtares sonë është e mirë dhe se nuk ka vend për zhgënjim.
“Sa hyra në zhveshtore ju tregova se jam krenar më gjithë lojtarët, sepse dhamë gjithçka në fushë. Na mbetet të provojmë të fitojmë në ndeshjet tjera”, theksoi kapiteni i Kombëtares sonë.
Rashica: Nuk na eci mirë
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka folur pas humbjes me Greqinë.
Rashica mendon se ‘Dardanët’ mirë e nisen lojën, por sipas tij, pas pësimit të golit, skuadra jonë e kishte të vështirë të depërtojë brenda mbrojtjes grekë.
“Besojë se filluam shumë mirë se ndeshjen e kaluar. Patëm një ose gjysmë raste, por pas pranimit të golit, Greqia mori lojën dhe e kishim të vështirë të depërtonim në mbrojtjes. Në pjesën e dytë nuk na eci asgjë mirë”, tha Rashica.
Ai thotë se Kosova duhet të fitojë patjetër ndeshjen kundër Irlandës e me pas të kërkohet rezultat pozitiv në sfidën e kthimit në Greqi.
“Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të fitojmë gjithsesi e më pas të shkojmë në Greqi që të marrim rezultat pozitiv”, theksoi Rashica.
Griesse: Luajtëm mirë, rezultati jo i mirë
Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës, Alain Griresse, ka thënë se skuadra e tij bëri lojë të mira, pavarësisht se Kosova humbi ndeshjen me Greqinë.
Ai tha se është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në aspektin taktik.
“Megjithë lojë e mirë, rezultati jo i mirë. Pastaj pjesa tjetër, loja fillojë mirë, ne nuk i konkretizuam rastet që kishim. E kemi kontrolluar ekipin mirë kah pjesa teknike, pastaj rrjedha e lojës ka pasur gjëra komplet që nuk i kemi priteur. Pastaj përjashtimi i dy lojtarëve, këto ndodhi ndikuan që ne të ishim të paftë”, tha Giresse.
Ai ka folur edhe për sfidën e radhës kundër Irlandës Veriore.
“Ne përgatitemi për gjitha lojët dhe jo vetëm për një lojë. Tani kemi dy lojtarë mungesë dhe më këto mungesa që kemi do të mundohemi të zgjedhim një ekip që do të paraqitemi sa më mirë”, theksoi tekniku i ‘Dardanëve’.
Kombëtarja e Kosovës në futboll, është mundur nga Greqia, me rezultat 0-1, të dielën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.
Kosova dhe Greqia u përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Ballafaqimi mes ‘Dardanëve’ dhe grekëve, u zhvilluar në një atmosferë fantastike të krijuar nga ‘Dardanët’, megjithatë, ishte skuadra mike që doli fitues në kryeqytetin e Kosovës.
Grekët në pjesën e parë, kishin dominim të lehtë në terren, derisa Bakasetas në minutën e 36-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar grekët në avantazh prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Futbollistët e Kombëtares sonë, të përkrahur fuqishëm nga tifozët tonë ‘Dardanë’, e nisin mjaft mirë fraksionin e dytë, duke bërë presion në kërkim të golit të barazimit, por gjerat për Kombëtaren tonë u vështirësuan në minutën e 72-të, kur Fidan Aliti u ‘skuq’, dhe skuadra jonë mbeti me një lojtarë më pak në terren.
Pas daljes nga loja te Alitit, grekët e kishin më lehtë të kontrollonin lojën, derisa në finish të ndeshjes edhe portieri ynë Aro Muriç u largua me karton të kuq.
Greqia më këtë fitore kryeson grupin 2 të Ligës C me gjashtë pikë të tubuara, derisa Kosova renditet e dyta me tri pikë, kurse, nga një pikë kanë Qipro dhe Irlanda Veriore.
‘S’kuqet’ Aliti, Kosova mbetet më një lojtar më pak
Kosova nga minuta e 72-të e ndeshjes po luan më një lojtar më pak në terren pasi që Fidan Aliti u s’kuq.
Kosova dhe Greqia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Aliti mori kartonin e dytë të verdhë e më pas të kuqin, dhe tashmë Kombëtarja jonë, në minutat e mbetur do të luajnë më një lojtarë më pak.
Aktualisht rezultati Kosova-Greqia, është 0-1 për grekët falë golit të Bakasetas në minutën e 36-të.
‘Dardanët’ kërkojnë golin
Futbollistët e Kosovës e kanë nisur mjaft mirë pjesë e dytë të lojës kundër Greqisë.
Kosova dhe Greqia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Futbollistët e Kombëtares sonë, të përkrahur fuqishëm nga tifozët tonë ‘Dardanë’' po bëjnë presion drejt portës së grekëve në kërkim të golit të barazimit.
Aktualisht rezultati Kosova-Greqia, është 0-1 për grekët falë golit të Bakasetas në minutën e 36-të.
Mbyllet pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’, Greqia në epërsi
Pjesa e parë mes Kosovës dhe Greqisë, është mbyllur me epërsinë e grekëve prej 0-1.
Kosova dhe Greqia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Grekët në pjesën e parë, kishin dominim të lehtë në terren, derisa Bakasetas në minutën e 36-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar grekët në avantazh prej 0-1.
Futbollistët e Kombëtares sonë, tentuan të rrezikojnë disa herë portën e grekëve, por tentimet nuk ishin të suksesshme në pjesëlojën e parë.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Vjen goli i parë në ‘Fadil Vokrri'
Greqia ka kaluar në epërsi kundër Kosovës prej 0-1.
Kosova dhe Greqia po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Bakasetas në minutën e 36-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar grekët në avantazh prej 0-1.
Starton sfida Kosova-Greqia, ‘Dardanët’ kërkojnë fitore
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kjo sfidë po luhet në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët e Kombëtares sonë, ‘Dardanët’.
Kombëtarja jonë synon pikët e plota kundër grekëve, edhe pse nuk do të jetë mision i lehtë përball një skuadre siç është Greqia.
Gjithçka gati për fillimin e ndeshjes Kosova-Greqia
Pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes Kosova-Greqia.
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ në këtë sfidë vijnë pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).
Tribunat e stadiumit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ tashmë kanë nisur të mbushen më tifozët e Kombëtares sonë.
Tifo-grupi ‘Dardanët’ kanë premtuar atmosferë të zjarrtë në përkrahje të Kombëtares sonë në duel me grekët.
Kontrolle të rrepta në “Fadil Vokrri”
Hyrja e tifozëve në stadiumin "Fadil Vokrri" ka nisur që nga ora 18:00, rreth tri orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Greqi.
Para hyrjes në stadium, secili tifoz po i nënshtrohet një kontrolli të detajuar nga sigurimi dhe policia e Kosovës.
Krejt kjo po bëhet për ta parandaluar futjen e mjeteve të ndaluara brenda stadiumit si armë zjarri, mjete piroteknike apo armë të ftohta.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Para ndeshjes, tifozët dardanë kanë njoftuar se të ketë një shfaqje spektakolare në tribuna, derisa ndeshja starton nga ora 20:45.
Kosova-Greqia, publikohen formacionet zyrtare
Me pak se një orë ka mbetur kur do të nis ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Greqisë.
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ në këtë sfidë vijnë pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy Kombëtareve:
Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Rashica, Zeneli, Zhegrova; Muriqi
Vlachodimos; Baldock, Mavrapanos, Hatzidiakos, Tsimikas; Bakasetas, Kourbells, Mantalos; Limnlos, Giakoumakis, Masouras
Ndeshja Kosova-Greqia nis në orën 20:45.
Kosova-Greqia, ja kë e favorizon kompania e madhe e basteve
Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas pak do të ndeshet me Greqinë.
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë në këtë sfidë vjen pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).
Para ndeshjes, kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për ndeshjen e sontme.
Greqia favorizohet sonte me kuotë 2.30, barazimi vlen 2.75, kurse fitorja e Kosovës me 3.20.
Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë nis në orën 20:45.
Ademi inspekton stadiumin dhe u qëndron afër “Dardanëve”
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri” disa orë para sfidës me Greqinë.
Kosova dhe Greqia përballen sonte në Prishtinë në kuadër të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Ademi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën kanë inspektuar stadiumin, ndërsa u kanë qëndruar afër edhe stafit organizativ të tifogrupit “Dardanët”.
“Sot gjatë tërë ditës qëndrova në stadiumin “Fadil Vokrri”, afër stafit organizativ dhe tifozëve “Dardanët” para ndeshjes Kosovë vs Greqi”.
“Bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e inspektuam stadiumin disa orë para ndeshjes dhe gjithçka po shkon si duhet”, shkroi ndër tjerash Ademi në rrjetin social.
Ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë nis nga ora 20:45.
Kosova-Greqia, ja bilanci mes tyre
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Bilanc më të mirë kanë grekët të cilët kanë fituar një përballje, kurse në tri ndeshjet e fundit skuadrat janë pajtuar me barazim.
Grekët janë skuadër e njohur për Kombëtaren tonë. ‘Dardanët’ sonte synojnë fitore në duel me Greqinë për të qëndruar në krye të tabelës.
Kreu i ‘Dardanëve’: Kosova është nder e vlerë, jo karrierë
Me pak se katër orë kanë mbetur para fillimit të ndeshjes Kosova-Greqia.
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Tifo-grupi i Kombëtares sonë ‘Dardanët’ tashmë kanë kryer gjitha përgatitjet për duelin e sontëm.
‘Dardanët’ pritet të krijojnë atmosferë fantastike në përkrahje të djemve të Kosovës.
Kreu i ‘Dardanëve’, Lul Berisha përmes llogarisë së tij, ka kërkuar mbështetje maksimale për Kombëtaren tonë në duel me Greqinë.
“Kosova është nder e vlerë, jo karrierë”, ka shkruar Berisha.
Kosova-Greqia, drejtësinë e ndajnë treshja skoceze
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë në këtë sfidë vjen pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).
Drejtësinë në këtë sfidë që parashikohet të jetë e interesante, do ta ndajnë treshja e gjyqtarëve nga Skocia.
John Beaton do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimit, ndërsa Daniel McFarlane dhe Douglas Potter do të jenë ndihmësit.
Sfida Kosovë-Greqi nis në orën 20:45.
Kosova-Greqia, ja formacionet e mundshme
Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë në këtë sfidë vjen pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).
Të dy Kombëtaret në sfidën e sontme hynë me synime për fitore.
Tashmë janë zbuluar formacionet e mundshme:
Kosova: Muriq; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Berisha, Loshaj, Idrizi; Zhegrova, Muriqi, Rashica
Greqia: Vlachodimos; Rota, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Kourbelis; Limnios, Bakasetas, Masouras; Giakoumakis.
Ndeshja Kosova-Greqia nis në orën 20:45.























