Ahmeti dhe Gençovska bisedojnë për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes
BKT
Rajoni dhe Bota

Ahmeti dhe Gençovska bisedojnë për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes

Besnik Iseni/ RTK, Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Ahmeti dhe Gençovska kanë diskutuar mbi kontestin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, zgjidhje kjo e cila do i jepte dritë jeshile vendit për të filluar bisedimet me Bashkimin Evropian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, derisa vendi tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.

Kreu i BDI-së Ahmeti gjatë këtij takimi ka thënë se çdo vonesë e paraqitur në zgjidhjen kontestit mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare shkon në dëm të komunitetit bullgar në vend.

Gençkvska,gjatë ditës ka zhvilluar bisedime edhe me homologun e sajë, Bujar Osmani.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota