20:13 / 06.06.2022
Bergwijn dëshiron largimin nga Tottenham
Uran Krasniqi/RTKLive
Steven Bergwijn ka thënë se është i dëshpëruar në Tottenham për shkak të mungesës së minutazhës dhe se dëshiron largimin.
“Dua të largohem nga Spurs tani, kjo është e sigurt. A është e rëndësishme që klubi im i ri të luajë në Champions League? Ky nuk është prioriteti im kryesor. Do të ishte mirë, por ajo që është e rëndësishme është që unë do të luaj", ka thënë holandezi.
Raportime të ndryshme e lidhin emrin e Bergwijn me një kalim të mundshëm te Ajax.























