Berardi në listën e klubit të madh italian
BKT
Sport

Berardi në listën e klubit të madh italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi italian, Juventus raportohet se është duke e monitoruar yllin e Sassulos, Domenico Berardi.

‘Zonja e Vjetër’ prej kohësh po kërkon një sulmues anësor, dhe sipas mediave italiane, Berardi është në krye të listës së juventinëve.

Krerët e torinezëve thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet me yllin e Sassulos. Angel Di Maria, i cili tashmë është lojtar i lirë pasi mbylli kontratën me PSG, prej kohësh është cak i Juvës.

Por, në rast se dështon transferimi i argjentinasit, atëherë torinezët do të provojnë që të blejnë 27 vjeçarin e Sassuolos.

Berardi në sezonin që lamë prapa, me Sassuolon ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asistime.