Liverpool pas Nunez, ja sa para kërkon Benfica
BKT
Sport

Liverpool pas Nunez, ja sa para kërkon Benfica

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh anglez, Liverpool raportohet së është duke u përgatitur që hedhet në sulm për yllin e Benficas, Darvin Nunez.

‘Sky Sport’ shkruan së ‘The Reds’ janë duke e shqyrtuar mundësinë për t’i bërë një ofertë Benficas për yllin e tyre.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se e pëlqen sulmuesin e Benficas, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Nunez nga drejtuesit e Liverpoolit shihet si pasues i denjë për Mane-n, ky i fundit pritet që të bëhet me klub të ri qysh gjatë kësaj verë.

Benfica thuhet se kërkon 100 milionë euro për Nunez, i cili po monitorohet edhe nga Manchester Unitedin, një tjetër klub i madh i Premier Leagues.