Broja kërkon trepikëshin kundër Izraelit
BKT
Sport

Broja kërkon trepikëshin kundër Izraelit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja shqiptare këtë të premte ndeshet me Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas barazimit me Islandën (1-1). Sulmuesi Armando Broja në konferencën për media, tha se Shqipëria në duel me Izraelin do të kërkojë pikët maksimale.

Ai thotë së tashmë është rikuperuar plotësisht dhe i gatshëm për duelin me izraelitët.

“Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID-19. Tani jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje me ekipin”, tha Broja.

“Kemi luajtur mirë me Islandën, duhet të bëjmë më shumë. Shpresojmë për tri pikë ndaj Izraelit”, theksoi Broja, i cili ka bërë një sezon të madh me Southamptonin në formë huazimi nga Chelsea.