Uzuni para sfidës me Izraelin: Fitorja e vetmja rrugë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, në konferencën për media në prag të ndeshjes me Izraelin, ka deklaruar se opsion i vetëm për kuqezinjtë është fitorja.
Shqipëria dhe Izraeli do të ndeshen të premten mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve.
Uzuni tha se Shqipëria ka bërë lojë të mirë kundër Islandës, derisa ai shpreson se skuadra e tij, do të tregojë lojë edhe më të mirë në duel me izraelitët.
“Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë, sepse edhe një pikë është shumë mirë për ne. Po luftojmë për vendim e parë, kështu që jemi brenda objektivave”, tha ai.
“Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë. Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë”, theksoi sulmuesi shqiptar.























