18:33 / 10.06.2022
Ekuadori do të jetë pjesë e Botërorit të Katarit
Uran Krasniqi/RTKLive
Komisioni i Disiplinës në FIFA ka hedhur poshtë kërkesën e Kilit për përjashtimin e Ekuadorit. Kili denoncoi aktivizimin e një lojtari që sipas pretendimeve nuk ishte ekuadorian por kolumbian. Bëhet fjalë për Byron Castillo.
Komisioni ka njoftuar se pas analizimit të parashtresave të të gjitha palëve të përfshira, ky Komision ka njoftuar se ka mbyllur procedurat kundër Federatë së Futbollit të Ekuadorit.
Ekuadori gjendet në Grupin A , ku janë edhe Katari, Holanda dhe Senegali.























