18:53 / 10.06.2022
Kosova U21 mposhtet thellë nga Anglia U21
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova U21 ka pësuar disfatë të thellë nga Anglia U21 në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Evropianit.
Ndeshja e luajtur në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 5-0 për anglezët.
Lewis-Potter, Gordon, C. Archer dy herë kanë realizuar për anglezët.
Goli i pestë ka qenë autogol nga Krasniqi.
Kosova-U21 - Anglia-U-21, formacionet
Kosova-u21 pret sonte Anglinë-U21 në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Evropianit. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























