Izraeli fiton me përmbysje ndaj Shqipërisë
BKT
Sport

Izraeli fiton me përmbysje ndaj Shqipërisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Shqipëria ka fituar vetëm pjesën e parë të ndeshjes me Izraelin. Fundi i ndeshjes ka qenë i mysafirëve. Izraelitët kanë fituar me përmbysje 1-2 ndeshjen e luajtur në "Air Stadium Albania".

Ka qenë Armando Broja ai i cili e ka dërguar Shqipërinë në epërsi në minutën e 45-të. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë. 
Pastaj ka ardhur pjesa e dyta e cila nuk ka sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë. Solomon ka qenë ai i cili dy herë e ka tundur rrjeten e Etrit Berishës (57, 72). 
Pas kësaj fitore Izraeli e kryeson grupin, ku pasohet nga Islanda dhe në fund Shqipëria. 

Izraeli shënon edhe golin e epërsisë ndaj Shqipërisë

Izraeli ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen me Shqipërinë. Ka qenë prapë Solomon ai që ka realizuar në minutën e 72-të, duke bërë që Shqipëria të përmbyset.

Dy minuta më vonë Shqipëria shënuar një gol përmes Hysajt, por i cili është anuluar pas shikimit të gjyqtarit në VAR.   

Izraeli barazon rezultatin ndaj Shqipërisë

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e shtatë kur një depërtim individual nga Solomon ka rezultuar fatal për mbrojtjen shqiptare.

Izraeli ka barazuar rezultatin 1-1 në ndeshjen me Shqipërinë, e cila po zhvillohet në Tiranë. 


Shqipëria e mbyllë pjesën e parë me epërsi ndaj Izraelit

Shqipëria ka shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutshësh me epërsi 1-0 ndaj Izraelit.

Në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e cila po zhvillohet në Tiranë, shqiptarët kanë kaluar në avantazh në minutën e 45-të. 
Golin e ka realizuar Broja nga pika e bardhë, pasi paraprakisht gjyqtari ka akorduar penallti pas një pengese të palejueshme nga mbrojtja izraelite për Balliun brenda zonës së rreptësisë. 
Më herët, në minutën e njëzet e dytë, gjyqtari akordoi një penallti për Shqipërinë, por pas konsultimit me VAR, ai e anuloi. 

Fillon ndeshja Shqipëri - Izrael

Ka filluar ndeshja Shqipëri-Izrael, e cila është e vlefshme për Nations League dhe po zhvillohet në Tiranë. Viteve të fundit këto dy kombëtare kanë luajtur katër herë bashkë dhe që të dyja kanë fituar nga dy herë, ku asnjë ndeshje nuk ka përfunduar me barazim.

Shqipëria - Izraeli, formacionet

Shqipëria dhe Izraeli ndeshen sonte në një ndeshje të vlefshme për Nations League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.