21:04 / 11.06.2022
Laporta: Duam që Gavi të qëndrojë te Barcelona
Uran Krasniqi/RTKLive
Te Barcelona janë të bindur se do të lidhin një kontratë me Gavin.
17-vjeçari është më i riu nga një numër talentesh që Xavi ka në dispozicion, por Gavi ka kontratë me Barcelonën vetëm edhe dymbëdhjetë muaj.
“Ne jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje. Ne jemi optimistë, sepse duam që Gavi të qëndrojë te Barcelona", ka thënë presidenti i klubit, Joan Laporta.
Me golin kundër Republikës Çeke javën e kaluar, Gavi u bë golashënuesi më i ri i Spanjës, duke e marrë rekordin nga shoku i skuadrës, Ansu Fati.























