Raportime të rreme për bomba në Zagreb
KSP
Policia e Zagrebit ka pranuar sot 11 denoncime për mjete shpërthyese të vendosura në disa qendra tregtare dhe objekte të tjera publike në Zagreb dhe të gjitha ishin false, njoftoi policia.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, por të mos bëjnë panik.
Policia e Zagrebit, në bashkëpunim me Drejtorinë Policore, është duke kryer hetim penal, njoftoi Drejtoria e Policisë së Zagrebit.
“Vërtetësia e raporteve të marra nuk është konfirmuar dhe hetimet penale janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.
Policia saktëson se ka marrë njoftime për bomba në rrugën Preradoviceva, rrugën Shkorpikova, avenyja Lublanska, Jankomir, Vice Vukova, Rudeshka, Rudolf Kolak, Avenyja Slavonska, sheshi Cvetni, si dhe në zonën Zapreshiq në rrugën Zapreshicka dhe zona e Dugo Selo në rrugën Alfred Nobel.
Sot në mëngjes, policia e Zagrebit mori njoftime për bomba të vendosura në disa qendra tregtare. Policia ka ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme për të konstatuar vërtetësinë e kallëzimit, duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve.
(E plotësuar) Raportime për bomba në Zagreb
Policia e Zagrebit mori disa raportime për bomba sot në Zagreb.
“Detyra operative e Departamentit të Policisë së Zagrebit në një periudhë të shkurtër prej gjysmë ore ka marrë raportime për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në disa qendra tregtare në qytetin e Zagrebit”, konfirmoi policia për N1.
Policia tha se po merr të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave.
“Policia ndodhet në terren dhe po kryen veprimet dhe masat e nevojshme për vërtetimin e vërtetës së kallëzimit dhe kujdesin për sigurinë e qytetarëve”, tha policia, duke shtuar se nuk ka vend për panik.
Alarmet kanë mbërritur për tri qendra tregtare - City Center One East, Garden Mall në Dubravë dhe Family Mall. Po ashtu është duke u kontrolluar edhe Arena Center, ndërsa punonjësit dhe vizitorët janë përballë qendrës tregtare. Pak para orës 13 kanë përfunduar kërkimet për Arenën.
Ky nuk është raporti i parë i bombave në qendrat tregtare të Zagrebit. Në fund të prillit, policia mori një raport për një bombë në Arena Center, por një kontroll në qendër nuk gjeti eksploziv.
Avenue Mall u kontrollua gjithashtu në maj për raportimin e një bombe të supozuar. Gjithashtu rezultoi se ishte një kallëzim i rremë.























