19:42 / 12.06.2022
Ndeshja Greqi - Kosovë direkt në "Radio Kosova"
Fatmir Bytyqi/ RTKLive
Ndeshja e Nations League mes Greqisë dhe Kosovës do të jepet drejtpërdrejt edhe në "Radio Kosova".
Ekipi i Kosovës po edhe i RTKLive tashmë gjendet në Voles, aty ku do të luhet ndeshja.
Greqia dhe Kosova do të ndeshen sonte në sfidën vendimtare për vendin e parë në grup.
Këto dy kombëtare luftojnë për kreun e grupit, pasi tashmë Qipro dhe Irlanda e Veriut kanë mbetur në fund të tabelës pas paraqitjeve të dobëta që kishin.























