20:37 / 12.06.2022
Tensionohet situata ne tribuna (E plotësuar)
Uran Krasniqi/RTKLive
Kordon i forcave speciale policore greke është vendosur te tribuna e “Dardanëve” në ndeshjen Greqi-Kosovë, që po zhvillohet sonte.
Kjo pas reagimeve të kosovarëve nga tifozë në mes grekëve që kanë shpalosur slloganin “Kosova është Serbi”.
Tifozët grekë provokojnë Kosovën
Një flamur me hartën e Kosovës dhe flamurin serb, thirrje jomiqësore në raport me ekipin mysafir dhe një laser që shpeshherë gjendet në sytë e portierit Aro Muric. Këto kanë qenë disa nga sjelljet e tifozërisë greke para fillimit por edhe pasi ka filluar ndeshja Greqi - Kosovë.
Futbollistët kosovarë janë ankuar edhe te gjyqtari.
Sfida ka rëndësi për kryesimin e grupit pasi tashmë Qipro dhe Irlanda e Veriut kanë ngelur mbrapa.























