S’ka gola në ‘Air Albania’
BKT
Sport

S’ka gola në ‘Air Albania’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shqipëria nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola në miqësoren kundër Estonisë.

Kuqezinjtë dhe Estonia u përballen sonte në ‘Air Albania’, në një sfidë që nuk prodhoi asnjë gol.

Derisa pjesa e parë nuk dha lojë të mirë dhe shumë të ngadalshme, në fraksionin e dytë, të përzgjedhurit e Edi Reja aplikuan lojë më agresive dhe më kërkuese duke krijuar disa raste të mira për gol përmes Uzunit dhe Brojës, por as ata nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Kujtojmë se kuqezinjtë hynë në këtë ndeshje pas humbjes nga Izraeli në Ligën e Kombeve (2-1).