Shqipëria U21 dhe Kosova U21 ndajnë pikët
BKT
Sport

Shqipëria U21 dhe Kosova U21 ndajnë pikët

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja shqiptare U21 dhe Kombëtarja e Kosovës U21, kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1.

Kuqezinjtë dhe Dardanët u ballafaquan në kuadër të Grupit G të kualifikuesve për Evropianin 2023.

Ndonëse, të dy skuadrat kanë shuar gjasat për kualifikimi, megjithatë, futbollistët e të dy ekipeve, prodhuan një sfidë të kënaqshme.

Kosova ishte më afër fitores pasi ishte në epërsi deri në finish të ndeshjes me golin e Krasniqit (32’), megjithatë, Shqipërisë një pikë ia siguroi Ruçi (90+5’).

Pas këtij barazimi, Kosova ndodhet në pozitën katërt me 12 pikë, dy më shumë së Shqipëria që renditet e pesta.