07:08 / 14.06.2022
Hiqen të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë
Jeton Musliu/ RTKlive
Prej ditës së shtunë, Gjermania ka hequr kufizimet për udhëtime.
Kështu, nga 13 qershori, janë hequr përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.
Tashmë me vendim të qeverisë federale, udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet, përfshirë edhe për turizëm dhe vizita.
Për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë, nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi nga Covid-19.























