Arlind Ajeti afër klubit të madh shqiptar
BKT
Sport

Arlind Ajeti afër klubit të madh shqiptar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti raportohet së shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është në negociatat me klubin shqiptar, Tirana.

Ajeti që aktualisht është pjesë e skuadrës italiane Padova, skuadër kjo që garon në Ligën C, duket se në sezonin e ardhshëm do të shijoje emocionet që prodhon elita e futbollit shqiptarë.

Mediet shqiptare raportojnë së Ajeti është në bisedime me ekipin e Tiranës dhe pritet të firmosë në vazhdim nëse çdo gjë shkon sipas planit.

Ajeti mësohet se është ulur në tavolinë me drejtuesit e Tiranës, të cilët duan një mbrojtës, duke parë problemet në repartin e pra'pavijës, pas largimit të Erjon Hoxhallarit.

Burime pranë drejtuesve bëjnë me dije se lojtari është shumë pranë firmës me bardheblutë, ndërsa pas Hasanit ardhja e Ajetit do të ishte goditje luksi.

Ajeti ka luajtur me Padovën 26 ndeshje në sezonin që e lamë prapa.