Maqedoni e Veriut, bastisje në burgun e Idrizovës
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedoni e Veriut, bastisje në burgun e Idrizovës

Besnik Hiseni/RTK

Një aksion i policisë së Maqedonisë së Veriut është kryer në burgun e Idrizovës, ku janë bastisur 25 qeli të këtij burgu,mes të cilave edhe të "Grupit të Kumanovës", të dënuar për rastin "Lagja e Trimave"

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme  Suzana Talevska tha se gjatë bastisjes janë gjetur drogë,armë dhe para.

“Gjatë bastisjes janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë ,mbi 50 telefona celularë, pajisje kompjuterike, 37 thika, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme si dhe mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”, Suzana Talevska, zëdhënëse e MPB-së

Mjetet e konfiskuara janë marrë për procedurë të mëtutjeshme nga ana e Sektorit për  Krim të Organizuar .

Bastisja është zbatuar me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota