Kosova zhvillon miqësore me Malin e Zi
BKT
Sport

Kosova zhvillon miqësore me Malin e Zi

Uran Krasniqi/RTKLive

Një ndeshje basketbolli mes Kosovës dhe Malit të Zi do të zhvillohet të premtën në Prishtinë. Ndeshen Kosova dhe Mali i Zi, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

"Përfaqësuesja U-20 e Meshkujve nesër ( e premte) zhvillon miqësore më Përfaqësuesen e Malit të Zi U-18. Ndeshja zhvillohet në Pallatin E Rinisë nga ora 19:30. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në listën e përzgjedhësit të Kosova U20, Dritero Sefaja deri më tani janë 16 lojtarë, ku në listën e ngushtë do të jenë vetëm 12 lojtarë. Ndeshja është e hapur për publikun ndërsa hyrja do të jetë falas", ka njoftuar FBK.