Dardanët e rinj mundin kuqezinjtë në miqësoren e luksit
BKT
Sport

Dardanët e rinj mundin kuqezinjtë në miqësoren e luksit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës U-15 e ka mposhtur Kombëtaren shqiptare U-15, me rezultat 1-2 sot në miqësoren e zhvilluar në “Kukës Arena”.

Kuqezinjtë e vegjël e nisën mirë ndeshjen, duke treguar superioritet dhe arriti të gjejë golin e avantazhit në minutën e 15-të kur pas këmbënguljes Marqeshi kroson në qendër të zonës dhe aty Blini godet bukur me kokë, duke shënuar golin e parë.

Gjithsesi, me kalimin e minutave Kosova nis të reagojë dhe arrin të gjejë golin e barazimit në minutën e 27-të me anë të Ahmetit pas një gabimi të mbrojtësve kuqezi. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Që në nisje të pjesës së dytë, Kosova U-15 arrin të fitojë një 11-metërsh sërish pas një gabimi në mbrojtje me Ahmetin që futet në zonë dhe pengohet në mënyrë të parregullt nga një mbrojtës kuqezi. Nga pika e bardhë gjuan saktë Ramiqi që i çon shifrat në 2-1 për Kosovën U-15 minutën e 37-të.

Të shtunën do të luhet edhe miqësorja e dytë mes Shqipërisë U-15 dhe Kosovës U-15, që do të zhvillohet po në stadiumin “Kukës Arena”.