Tifozët e Dritës shkojnë në Finlandë për ta mbështetur klubin
BKT
Sport

Tifozët e Dritës shkojnë në Finlandë për ta mbështetur klubin

Uran Krasniqi/RTKLive

Kur Drita do të ndeshet me Inter Turku nuk do të jenë vetëm tifozët finlandezë ata që do të bëjnë zhurmë në stadium. Do të jenë edhe ata të Dritës.

Tifogrupi “Intelektualët” kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë drejt Finlandës për të përkrahur klubin.

“Të mërkuren e 6 Korrikut nga ora 18:00 klubi jonë i zemrës do të takohet me Inter Turku nga Finlanda në kuadër të ‘Uefa Conference League’. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Veritas Stadium’ në Turku të Finlandës. Ftohen të gjithë tifozët tanë që gjenden në diasporë të na bashkangjiten në përkrahje të klubit tonë të zemrës, sepse Drita kurrë nuk është e vetme kahdo që shkon. Në ditën e ndeshjes të gjithë do të takohemi në një lokacion afër stadiumit (ju njoftojmë me kohë për vendin) dhe nga aty në mënyrë të organizuar do të marrim rrugën drejtë stadiumit", ka njoftuar grupi i tifozëve. "Rreth informatave të biletave si dhe të sektorit ku do të vendosemi do të ju njoftojmë me kohë".

Pos Dritës në Conference League nga Kosova do të paraqiten edhe Llapi dhe Gjilani.