13:49 / 17.06.2022
Hakerët pengojnë fjalimin e Putinit në Shën Petersburg
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive
Presidenti Vladimir Putin do të fliste në një forum ekonomik në Shën Petersburg.
Por fjalimi i tij është penguar nga një sulm “ddos”, njofton zëdhënësit i Putinit, Dmitry Peskov.
Sipas Peskov, Putini ka “zgjedhur të shtyjë” paraqitjen e tij për një orë për shkak të sulmit të hakerëve, shkruajnë mediet skandinave.























