Norvegjia vendos sanksione të reja kundër Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Norvegjia vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Norvegjia vendos sanksione të reja kundër Rusisë. Bëhet fjalë për ndalimin e importit të naftës në rrugë detare nga Rusia në Norvegji.

“Ne qëndrojmë së bashku me BE-në, kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Rusisë për të mbajtur presionin ndaj qeverisë dhe elitës së vendit. Tani po ndalojmë importin e naftës që transportohet me rrugë detare nga Rusia në Norvegji”, tha ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt, për mediet skandinave.

Bëhet e ditur se 65 persona dhe 18 organizata janë në listën e fundit të sanksioneve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota