Luftanija ruse shkeli territorin danez
BKT
Rajoni dhe Bota

Luftanija ruse shkeli territorin danez

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Një luftanije ruse ka shkelur territorin danez, në Bornholm, gjatë natës drejt së premtes.

Siç bëjnë të ditur Forcat e Armatosura daneze, anijet ruse kanë shkelur sërish territorin disa orë më vonë, njoftojnë mediet skandinave.

“Një provokim rus thellësisht i papërgjegjshëm, i rëndë dhe krejtësisht i papranueshëm. Metodat e bullizmit nuk funksionojnë në Danimarkë”, shkruan ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod në Twitter.

Ambasadori rus në Danimarkë është thirrur menjëherë në Ministrinë e Punëve të Jashtme daneze.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota