Milani shumë pranë... Asllanit, por nuk është mesfushori i Empolit
BKT
Sport

Milani shumë pranë... Asllanit, por nuk është mesfushori i Empolit

RTSH

Javët e fundit kemi dëgjuar shpesh emrin e Kristjan Asllanit të afrohet me Milanin.

Mesfushori i Empolit tregoi të gjithë talentin e tij në sezonin e sapo përfunduar, duke tërhequr pashmangshmërisht vëmendjen e disa klubeve.

U tregua sesi Paolo Maldini kontaktoi drejtpërdrejt me drejtuesit e ekipit toskan për të kërkuar informacione për lojtarin e ri. Blerje me një vit tjetër në huazim te Empoli ishte ideja mendjemprehtë e Drejtorit Teknik të Milanit. Në fund, megjithatë, nuk pati negociata konkrete mes palëve, ku Asllani tani është nisur drejt një klubi tjetër.

Po, sepse mesfushori shqiptar do të shkojë në Milano, por në anën tjetër të qytetit. Gjithçka duket e kryer, në fakt, për kalimin e tij te Interi, i cili gjeti marrëveshjen ekonomike të ndihmuar nga përfshirja e një homologu.

Në orët e fundit në të njëjtën kohë ka ndodhur një fakt interesant. Sepse një Asllani do të mbërrijë gjithsesi tek Milani, por në formacionin e femrave.

Milani(femra) ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e Kosovare Asllanit. Me kombësi suedeze, është një sulmuese me famë. Ka luajtur në skuadrat më të mira në botë, si Paris Saint Germain, Manchester Citry dhe Real Madrid. Për më tepër, është një flamur i kombëtares  dhe së shpejti do të mbërrijë në Itali për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Ganz.

Asllani përkufizohet si Ibrahimovic në versionin grua, duke qenë se suedezja ashtu si sulmuesi i Milanit krenohet me numra dhe cilësitë e madhe në rolin e saj. Nevojitet një sulmuese me eksperiencë dhe Asllani ka identifikimin perfekt për të dhënë një dorë të madhe.

E lindur në vitin 1989, ajo është një veterane e vërtetë e futbollit ndërkombëtar dhe evropian të femrave. Milani për femra aspiron objektiva të mëdha sezonin e ardhshëm. Në atë që sapo ka përfunduar, Ganz dhe vajzat e tij morën vetëm vendin e tretë, duke udhëhequr një kampionat që luhatet herë pas here. Kualifikimi i Champions League dështoi, me Romën dhe Juventusin që u ngjitën në podium.

Asllani përfaqëson goditjen perfekte që mund të sjellë përvojë dhe ta çojë grupin drejt objektivave të rëndësishëm. Pak si Zlatan Ibrahimovic në dy vitet e fundit.

Puna e gjigantit të Malmoe, brenda dhe jashtë fushës, kontribuoi në objektivin e madh të sezonit. Titullin!