Sulm në Afganistan, të paktën dy të vdekur
Rajoni dhe Bota

Sulm në Afganistan, të paktën dy të vdekur

Flutura Bekqeli / RTK

Një sulm në tempullin e komunitetit të vogël Sikh në Afganistan ka lënë të vdekur një adhurues dhe një militant taleban, si dhe sulmues të paidentifikuar.

Tempulli në kryeqytetin Kabul u godit nga një bombë herët në mëngjes kur rreth 30 persona ndodheshin brenda. Ky është tempulli i fundit i Sikhëve në kryeqytet. Udhëheqësit e komunitetit vlerësuan së fundmi se vetëm 140 Sikh mbetën në Afganistanin kryesisht mysliman, nga 100 mijë në vitet 1970.
Një zyrtar lokal në vendngjarje i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se talebanët nuk po i lejonin Sikhët të hynin në tempull pas sulmit. Pamjet televizive treguan shtëllunga tymi që ngriheshin nga zona. Një zëdhënës i talebanëve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmuesit kishin tentuar të drejtonin një makinë të ngarkuar me eksploziv në zonë, por ata shpërthyen para se të arrinin objektivin e tyre.
Talibanët, të cilët morën kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar, thanë se një operacion pastrimi ishte ende duke u zhvilluar edhe pse sulmi kishte përfunduar. Sundimtarët talebanë të Afganistanit thonë se e kanë siguruar vendin që nga marrja e pushtetit në gusht, por zyrtarët dhe analistët ndërkombëtarë thonë se rreziku i një ringjalljeje të militantizmit mbetet. Sulme të shumta kanë ndodhur muajt e fundit, ku disa janë marrë përsipër nga grupi militant Shteti Islamik.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota