Global Media Forum i DW: Mbi gazetarinë në kohë krize
Rajoni dhe Bota

Global Media Forum i DW: Mbi gazetarinë në kohë krize

Gazetarë, ekspertë të medias nga e gjithë bota vijnë dy ditë në Bonn në Global Media Forum të Deutsch Welles për të diskutuar mbi sfidat e medias në kohë krize, lufte dhe katastrofash.

Krizat, edhe ato globale, nuk përbëjnë më përjashtim, por janë kthyer në gjendje normale. Ndryshimi i klimës, rritja e pabarazisë, pandemia, shuarja e llojeve, dhe lufta nuk ia zenë vendin njëra-tjetrës, por mbivendosen, përforcojnë njëra-tjetrën, krijojnë një rrezik të gjithanshëm. Kujtojmë luftën në Ukrainë, ku si pasojë e agresionit rus, nuk vriten vetëm njerëz nën breshërinë e plumbave, por janë krijuar kriza urie në botë, ekonomia botërore rënkon, valë të reja migracioni janë të pritshme. Në mesin e këtyre krizave gjenden gazetarët; si raportues, si opinionbërës, dhe shpesh si objekt sulmesh.

"Në këtë kuptim sulmi rus ndaj Ukrainës hedh hije edhe mbi Global Media Forum këtë vit", thotë drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg duke iu referuar konferencës ndërkombëtare që hap dyert në Bonn më 21 dhe 21 qershor. "Kjo reflektohet në temat e konferencës dhe ka përcaktuar edhe përzgjedhjen e fituesve të çmimit "Freedom of Speech Awards". Ne vlerësojmë dy gazetarë ukrainas që në mënyrë të veçantë kanë kontribuar për t'ia bërë të ditur botës realitetin e tmerrshëm të kësaj lufte."

Evgeniy Maloletka dhe Mstyslav Chernov me një angazhim të madh personal kanë dokumentuar pushtimin dhe shkatërrimin e qytetit port, Mariupol. Nderimi me çmimin Freedom of Speech Awards i DW ndaj të dy fotoreporterëve nga fundi i ditës së parë të konferencës bën pjesë tek pikat kulmore të Global Media Forum.

Nobelistja pyet: "çfarë je i gatshëm të sakrifikosh për të vërtetën"

Ashtu si edhe pjesëmarrja e nobelistes Maria Ressa. Fjalimi i nobelistes së Paqes, 2021 mban titullin "çfarë je i gatshëm të sakrifikosh për të vërtetën?" E nobelistja e di përse flet. Si gazetare investiguese dhe bashkëthemeulese e një portali online ajo vuajti përndjekjet e qeverisë në Manila, disa herë e arrestuan. "Gëzohem që kemi mundësinë ta kemi atë në Global Media Forum", thotë drejtori i përgjithshëm, Peter Limbourg. "Ne duam me konferencën t'u japim kurajo dhe mbështetje të gjithë atyre që në të botë angazhohen për lirinë e mendimit dhe medias."

Global Media Forum, GMF ndërkohë është konferenca më e madhe ndërkombëtare  e mediave në Gjermani. Hera e 15 që Deutsche Welle e organizon atë nën titullin "Shaping tomorrow, now" - Të formësojmë të ardhmen, tani. Në dy vitet e shkuara u diskutua virtualisht për shkak të pandemisë. Tani GMF zhvillohet me prezencë, në sallën plenare të ish-Bundestagut dhe hapësirat e World Conference Centre Bonn. "Pas dy vitesh pandemi e kupton që shumë vetë vërtetë gëzohen që takohen më në fund", thotë Verica Spasovska, përgjegjëse për programin. Kush nuk mund të vijë në Bonn mund t'i ndjekë aktivitetet online.

Raportim për luftën, perdja e hekurt digjitale, mënjanimi i censurës

Pikat kryesore të konferencës, Spasovska i përmbledh në këto tema: si pozicionohen gazetarët në kohë krizash dhe konfliktesh? Si të kthejmë besueshmërinë tonë ose si ta ruajmë atë për publikun? Me cilat sfida lidhen këto kriza për punën e gazetarëve? Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Spasovska e rikonceptoi programin. "Tani shohim më me vëmendje në drejtim të informimit në kohë luftë, hedhim dritë në perden e re të hekurt digjitale në Europë dhe mënjanimin e censurës. Këto janë tema që i kemi futur në program aktualisht." Ajo dëshiron që pjesëmarrësit pas dy ditësh konference të kthehen në vendet e tyre me ndjesinë, se "këtu mësova diçka, kam marrë diçka me vete." Për këtë arsye në Global Media forum zhvillohen një sërë workshops me ide për punën e përditshme të gazetarëve.

Këtë vit Global Media Forum krijon ura lidhëse edhe me politikën e madhe në kuadër të G7-s, ku Gjermania ka presidenne e radhës. Në kuadër të GMF ministrat e kulturës dhe mediave takohen në Bonn së bashku dhe vizitojnë konferencën e DW. Që në fillim të konferencës në podium ndodhet ministrja e Shtetit për Kulturën dhe Median, Claudia Roth. Tema: "Të formësosh të ardhmen e gazetarisë në kohë lufte - se si do të jetojmë në të ardhmen varet nga ajo që raportojmë sot."


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota