Lindur në Itali nga prindër kosovarë, 2 persona arrestohen për terrorizëm
Jeton Musliu / RTKlive
Polica italiane ka arrestuar dy persona me origjinë nga Kosova, të dyshuar për përfshirje në terrorizëm.
Të rinjtë, një burrë e një grua, sipas gazetës italiane “Corree della Sera”, dyshohet se janë trajnuar për të kryer një sulm me mjete shpërthyese në Itali.
Një gjë të tillë, sipas lajmit të dhënë nga ky medium, do ta bënin në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik.
Të rinjtë janë arrestuar me 15 qershor dhe po hetohen nga prokuroria e Trentos për terrorizëm.
Gazeta shkruan se e nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizmi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.
Bazuar në artikull, planet e tyre ishin që pas kryerjes së sulmit, të dy do të udhëtonin në Afrikë për t'iu bashkuar organizatës terroriste.
Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike - për prodhimin e mjeteve shpërthyese.























