G7: 45 miliardë për të zbutur urinë
BKT
Rajoni dhe Bota

G7: 45 miliardë për të zbutur urinë

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Vendet e G7-ës kanë rënë dakord për një paketë mbështetjeje prej 4.5 miliardë dollarësh për të zbutur efektin e bllokadës së portit rus në Detin e Zi.

Paratë do të shkojnë në 47 vende dhe organizata që po përballen me mungesë ushqimi dhe kequshqyerje për shkak se i gjithë drithi është ngecur në Ukrainë. Gjysma e parave vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, nevoja është më urgjente në Bririn e Afrikës. Rajoni ka pasur një thatësirë ​​për katër vjet me radhë dhe deri në 20 milionë njerëz kërcënohen nga uria deri në fund të vitit.

Qeveria Biden përmes një deklarate thotë se veprimet e Rusisë kanë shkattërruar produktet e ushqimit dhe se ata përdorin ushqimin si armë.  


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota