Gazeta Aftonbladet: Turqia dëshiron që ne të anëtarësohemi në NATO
Lena Mellin/Aftonbladet
Turqia nuk është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Megjithatë, ata duan të ndryshojnë pikëpamjen e të gjithë aleancës ushtarake ndaj akteve terroriste kundër Turqisë.
Ky vlerësim është bërë nga zyrtarë suedezë.
Të martën u takuan kryeministrja Magdalena Andersson, presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe presidenti turk Tajip Erdogan. Ishte takimi i parë mes tyre që kur Turqia pengoi aplikimet suedeze dhe finlandeze për anëtarësim në NATO, që u dorëzuan më 18 maj.
Zyrtarë të qeverisë suedeze vlerësojnë se Turqia ishte e sinqertë kur shpërfaqën kërkesat e tyre, përpara se të dorëzoheshin aplikimet, se ishin mëse të lumtur që i shihnin Suedinë dhe Finlandën si anëtarë të NATO-s, aleancës së mbrojtjes evropiane dhe amerikano-veriore.
Por ata mendojnë se e gjithë NATO ka një qëndrim tepër joserioz ndaj kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballet Turqia, veçanërisht nga terrorizmi. Ata duan të ndryshojnë të gjithë pikëpamjen e NATO-s për të dhe Finlanda dhe Suedia drejtohen si një projekt pilot. Të gjitha vendimet brenda NATO-s duhet të jenë unanime.
Kjo është një nga arsyet pse NATO po udhëheq diskutimet mes tre vendeve: Suedia, Finlanda dhe Turqia.
Bëhet e ditur se ka pasur katër takime në mes kryeministres suedeze, kryetarit finlandez dhe atij turk.
Bile kryeministrja Anderson (Andersson) ka folur me presidentin turk në dy raste me telefon.
Që në fillim kishte tre pika për të fituar besimin e turqve mbi kundërshtimet apo paqartësitë.
Eksportet e armëve
Suedia e ka bërë të qartë se asnjë ligj nuk do të rishkruhet. Por që anëtarësimi në NATO sigurisht që do të thotë që ISP, Inspektorati për Produktet Strategjike që vendos nëse eksportet mund të kryhen, do të bëjë vlerësime të tjera me Suedinë në NATO. Kjo vlen mbi të gjitha për shitjet në vendet e tjera të NATO-s.
Me këtë Turqia është deklaruar e kënaqur. Deri këtu mirë.
Ekstradimi
Ekstradimi në Turqi i shtetasve turq që kanë kryer krime të rënda.
Kjo pikë i është shtuar edhe dokumenteve pasi Turqia u informua për ndryshimet ligjore në lidhje me dëbimin.
Deri më tani gjatë këtij viti janë ekstraduar dy persona. Vitin e kaluar ishin gjithsej tre.
Terroristët dhe krimet terroriste
Prandaj, Turqia mendon se bota e jashtme ka një pikëpamje shumë joserioze për kërcënimet që organizatat terroriste dhe terroristët i drejtohen Turqisë.
Kjo është pengesa e fundit, por mjaft e madhe, e mbetur në lojën e ndërlikuar të NATO-s.
Suedia deri më tani është kufizuar në informimin e turqve se legjislacioni suedez i terrorizmit aktualisht po pëson ndryshimin më të madh në tridhjetë vjetët e fundit.
Kërkohej një amendament kushtetues për ta bërë të paligjshme pjesëmarrjen në organizata dhe rrjete terroriste.
Vlerësimi i zyrave qeveritare është se negociatat nuk do të përfundojnë gjatë samitit të sapopërfunduar të NATO-s në Madrid. Ajo përfundon të enjten. Por se situata është më e ndritshme tani se disa javë më parë.
Kur Turqia të miratojë përfundimisht Suedinë dhe Finlandën si vende kandidate, ne do të jemi në gjendje të marrim pjesë në të gjithë punën e brendshme në NATO. Pasi pranimi të miratohet nga 30 shtetet aktuale anëtare të NATO-s, ne do të bëhemi anëtarë. Në rastin më të keq, mund të duhen disa vite.
(Përktheu nga suedishtja: Muharrem Miftari/RTKlive)























