Zelensky: Forcat e armatosura ukrainase do e `thyejnë` vullnetin e Moskës
Rajoni dhe Bota

Zelensky: Forcat e armatosura ukrainase do e `thyejnë` vullnetin e Moskës

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat e tij të armatosura do të ‘thyejnë’ vullnetin e Moskës. Siç raporton Skynews, sipas Zelenskyt forcat e armatosura ukrainase nuk janë të dekurajuara pavarësisht agresionit rus që vijon prej më shumë se 4 muajsh.

"Nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës në 24 orët e fundit. Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t'i thyejmë ata. Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por ne nuk kemi alternativë”, tha Zelensky. /rtsh.al/


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota