BE-ja dëshiron të ndalojë armët e luftës në Moldavi
Përktheu:Muharrem Miftari/RTKlive
BE-ja bashkëpunon ngushtë me Moldavinë për të parandaluar kontrabandën e armëve nga Ukraina në Bashkimin Evropian në të ardhmen.
Nisma për një "qendër mbështetëse" në kryeqytetin moldav, Kishinau, u prezantua nga Komisionerja e Brendshme e BE-së, Ylva Johansson dhe ministrja e Brendshme moldave, Ana Revenco, në një takim të Ministrave të Brendshëm në Pragë, të hënën.
"Nga përvoja e luftës së mëparshme në Jugosllavi, ne ende kemi probleme me armët e zjarrit që kontrabandohen nga atje në organizatat kriminale dhe kontribuojnë në dhunën brenda rrjeteve kriminale në Evropë", thotë Johansson.
Komisionerja suedeze thotë se përmes bashkëpunimit, Europol do të jetë në gjendje të ndajë më lehtë informacionin me vendet partnere të BE-së dhe se agjencia kufitare Frontex, gjithashtu, do të jetë në gjendje të forcojë kontrollet e saj doganore.
“Moldavia u zgjodh si vendi pritës për bashkëpunimin pasi një pjesë e madhe e kontrabandës së pritshme të armëve ka të ngjarë të ndodhë atje”,thotë ud të kreut të Frontex, Aija Kalnaja.























