Gjilani bie nga Conferencë League, mundet nga Liepaja (E plotësuar)
Fatmir Bytyqi /RTKlive
SC Gjilani është eliminuar nga Conferencë League pasi sot u mund në udhëtim tek Liepaja, me rezultat 3-1, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e gjilanasve prej 1-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, skuadra nga Letonia kalon në rundin tjetër të garës së tretë të rëndësishme evropiane.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll pa gola, derisa katër gola u shënuan në fraksionin e dytë.
Karasausks (49’) nga penalltia kaloi skuadrën nikoqirë në epërsi prej 1-0, por vetëm dy minuta më vonë gjilanasit barazojnë rezultatin në 1-1 me golin e Krasniqit.
Belakovic (64’), kalojë për të dytën herë në epërsi Liepajën, me rezultat 2-1, derisa golin që e eliminoi Gjilanin e realizoi Dodo (88’) nga pika e bardhë.
Liepaja shënon edhe golin e dytë
Skuadra nga Letonia, Liepaja është në epërsi kundër Gjilanit, me rezultat 2-1.
Liepaja dhe Gjilani po luajnë në sfidën kthyese të rundit kualifikues në Conferencë League.
Belakovic (64’), ka kaluar skuadrën letoneze në avantazh prej 2-1, derisa tashmë po luhen 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Dy gola të shpejtë në sfidën Liepaja-Gjilani
Dy gola të shpejta kanë ardhur në ndeshjen Liepaja-Gjilani.
Liepaja dhe Gjilani po luajnë në sfidën kthyese të rundit kualifikues në Conferecë League.
Karasausks (49’) nga penalltia kaloi skuadrën nikoqirë në epërsi prej 1-0, por vetëm dy minuta më vonë gjilanasit barazojnë rezultatin në 1-1 me golin e Krasniqit.
Rezultati aktual e dërgon skuadrën tonë në rundin e dytë në këtë gare evropiane.
Liepaja-Gjilani, s’ka gola në pjesën e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese ndërmjet Gjilanit dhe skuadrës letoneze, Liepaja.
Kjo sfidë është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas 45 minutave të para, skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë (0-0), rezultat ky që nëse do të mbetej i pandryshuar deri në fund, do ta dërgonte skuadrën e trajnerit Zekirja Ramadani në fazën tjetër të kësaj gare.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri”, Gjilani fitoi me rezultat minimal 1-0.
Fillon ndeshja Liepaja - Gjilani
Uran Krasniqi
Ka nisur ndeshja Liepaja - Gjilani e vlefshme për Conference League. Të parët kanë luajtur me topin vendasit.
Gjilanasit kanë fituar takimin e parë dhe do t'u konvenonte edhe barazimi.
Liepaja – Gjilani, formacionet
Liepaja dhe Gjilani sot nga ora 16:00 do të kërkojnë kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























