Betim Fazliji i bashkohet Leart Paçaradës te St Pauli
BKT
Sport

Betim Fazliji i bashkohet Leart Paçaradës te St Pauli

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti kosovar, Betim Fazliji ka kaluar nga kampionati zviceran në atë gjerman. Ai nuk do të luajë më për St. Gallen, por tani e tutje do t`i mbrojë ngjyrat e St Pauli.

Për arritjen e marrëveshjes ka njoftuar klubi gjerman. 

"Mezi pres të punoj me Betimin. Ai është ende i ri, por ka qenë në gjendje të japë vazhdimisht paraqitjet e tij.Me të ne po marrim dikë që është po aq i fortë në lojë dhe në ndërhyrje", ka thënë trajneri Timo Schultz. 

Të dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit.

Te St Pauli fazliji e gjen edhe futbollistin tjetvr kosovar, Leart Paçaradën.