Arrihet marrëveshja, Mahrez rinovon me kampionët e Anglisë
BKT
Sport

Arrihet marrëveshja, Mahrez rinovon me kampionët e Anglisë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Manchester City dhe Riyad Mahrez raportohet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Mediat angleze të dielën shkruajnë së kampionët në fuqi të Anglisë dhe Mahrez, kanë nënshkruar kontratën e re.

Mahrez do ta vesh fanellën e ‘qytetarëve’ deri në verën e vitit 2025.

Anësori algjerian, i cili në shkurt mbushi 31 vjet, ishte në vitin e fundit të kontratës me City, por lojtari vendosi të firmos kontratën e re me skuadrën e Pep Guardiolës.

Mahrez është një nga pikët kryesor në skuadrën e strategut spanjoll.