18:18 / 26.07.2022
Mukiele zyrtarisht është i PSG-së
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Nordi Mukiele zyrtarisht pjesë e klubit të madh francez, PSG.
Mukiele është prezantuar sot në ‘Parkun e Princave’. Mediat franceze raportojnë së Mukiele është lojtari i ri i kampionëve të Francës.
Ai është transferuar në Paris nga klubi gjerman, Leipzig. Lojtari ka firmosur kontratën me parsienët, më të cilët synon të arrijë trofe në sezonin e ri të garave.























