Ballkani luan ‘tenis’ me La Fioritan, prek rrethin e tretë në CL
BKT
Foto: RTK
Sport

Ballkani luan ‘tenis’ me La Fioritan, prek rrethin e tretë në CL

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Ballkani është treguar super-skuadër në duel me skuadrën nga San Marino, La Fiorita.

Kampioni i Kosovës e ka shkatërruar skuadrën nga San Marino, duke e mposhtur bindshëm prej 6-0, sonte në ‘Fadil Vokrri’, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 10-0, skuadra nga Suhareka kualifikohet në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës edhe në duelin e sontem, e ka dominuar lojën, duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar gjashtë gola.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim sulmuesi Albion Rrahmani, i cili shënoi het-trik në minutën e 6-të, 8-të dhe 68-të. Rrahmani bëhet lojtari i parë kosovar që shënon het-trik në garat kualifikuese evropiane.

Ndërkaq, dygolësh në fitoren e skuadrës sonë realizoi Leonit Abazi në minutën e 73-të dhe 90+1’, derisa rrugën e golit e gjeti edhe Ermal Krasniqi në minutën e 75-të.

Bazuar në lojën dhe rastet që krijuan futbollistët e Ballkanit, fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.

Skuadra mysafire më shumë së 30 minuta luajti më një lojtar më pak pasi Semperini u ‘skuq’.

Përfundimisht, kampioni i Kosovës, kalon në rundin e tretë të kësaj garë evropiane, derisa për La Fioritan këtu mbyllet aventura në Ligën e Konferencës.

Ballkani fundos La Fioritan

(E plotësuar) Ballkani po e shkatërron La Fioritan, pasi ka shënuar edhe dy gola.

Leonit Abazi dhe Ermal Krasniqi u regjistruan në listën e realizatorëve, duke e ngritur epërsinë e Ballkanit në 5-0.

Ballkani dhe La Fiorita po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

S’ndalet Rrahmani, realizon het-trik

(E plotësuar) Sulmuesi Albion Rrahmani nuk ka të ndalur sonte.

Rrahmani ka shënuar edhe golin e tretë për Ballkanin në duel me La Fiorita.

Ballkani dhe La Fiorita po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Rrahmani realizoi het-trikun në minutën e 68-të për ta ngritur avantazhin e Ballkanit në 3-0, dhe tashmë skuadra nga Suhareka është në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ish-sulmuesi i Malishevës, bëhet lojtari i parë kosovar që shënon het-trik në garat kualifikuese evropiane.

Ballkani-La Fiorita, kështu mbyllet pjesa e parë

(E plotësuar) Pjesa e parë mes Ballkanit dhe La Fiorita është mbyllur me epërsinë e kampionëve të Kosovës, me rezultat 2-0.

Ballkani dhe La Fiorita po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Ballkani pas vetëm tete minutash përmes Albion Rrahmanit (6’, 8’), kalojë në epërsi prej 2-0.

Skuadra nga Suhareka kishte edhe disa raste tjera të mira shënimi, sidomos Ermal Krasniqi pati rast ideal pasi kalojë edhe portierin, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Kujtojmë së skuadra e jonë kishte triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 4-0, dhe Ballkani tashmë thuaj së është në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ballkani e nis furishëm, Rrahmani shënon dygolësh

(E plotësuar) Ballkani e ka nisur furishëm duelin me La Fioritan e San Marinos.

Kampioni i Kosovës dhe La Fiorita po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Ballkani pas vetëm tete minutash përmes Albion Rrahmanit (6’, 8’), kalojë në epërsi prej 2-0.

Starton ndeshja Ballkani- La Fiorita 

Ka nisur përballja mes Ballkanit dhe La Fiorita.

Kampioni i Kosovës dhe La Fiorita po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka në këtë duel vjen pas fitores në ndeshjen e parë prej 4-0, dhe është afër kalimit në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane.

Ballkani është favorit për të kaluar në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane.  

Ballkani-La Fiorita, publikohen formacionet zyrtare

Më pak se një ora ka mbetur kur do të nis ndeshja kthyese mes Ballkanit dhe La Fiorita.

Kampioni i Kosovës do të ndeshet me La Fiorita në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka në këtë duel vjen pas fitores në ndeshjen e parë prej 4-0, dhe është afër kalimit në rrethin e tretë të kësaj garë evropiane.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Ballkani: Ljuljanovic, Thaqi, Dellova, A.Thaqi, Abazi, Korenica, Kuc, Zyba, Gripshi, Rrahmani, Krasniqi.

La Fiorita: Venturini, Romagna, Brighi, Fatica, Grondoni, Amoti, Palazzi, Semprini, Rinaldi, Grassi, Jaupi.

Ndeshja Ballkani-La Fiorita nis në orën 20:00.