17:56 / 27.07.2022
Antwerp zbret në tokën e Kosovës, nesër luan sfidën me Dritën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Skuadra e madhe belge Antwerp, tashmë ka zbritur në Kosovë.
Drita dhe Antwerp do të përballen nesër mbrëma në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.
Klubi belg ka publikuar pamjet e para të zbritjes nga aeroplani të futbollistëve të saj e ku ndër ta ishin edhe yjet e ekipit, Toby Alderweireld e Radja Nainggolan.
Antwerp sot mbanë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para ndeshjes me nënkampionin e Kosovës.
Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola.
























