‘Standard’: Real Madrid kontakton Chelsean për Brojën
BKT
Sport

‘Standard’: Real Madrid kontakton Chelsean për Brojën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Një lajm i mirë për sulmuesin shqiptar të Chelseas, Armando Broja vjen nga Spanja.

Mediumi britanik ‘Standard’ të premten raporton se gjiganti spanjoll, Real Madrid është i interesuar për sulmuesin shqiptar të ‘Bluve’ të Londrës, Armando Brojën.

Sulmuesi kuqezi është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë tregut të kësaj verë.

Broja, i cili bëri një super-sezon me Soithamptonin në formë huazimi nga Chelsea, kërkohet më ngulm nga West Ham, por tashmë në garë për shqiptarin është futur edhe Real Madrid.

Ndryshe, trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel nuk dëshiron të heq dorë nga Broja të cilin strategu gjerman e sheh pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij.