Superkupa mes Realit dhe Eintracht, UEFA cakton gjyqtarin
BKT
Sport

Superkupa mes Realit dhe Eintracht, UEFA cakton gjyqtarin

KP

Organi më i lartë qeverisës i futbollit evropian, UEFA, tanimë e ka caktuar gjyqtarin për Superkupën e Evropës.

Në kuadër të kësaj gare ndeshen triumfuesi në Ligën e Kampionëve dhe fituesi i Ligës së Evropës, respektivisht Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti.

Ndeshja do të luhet të mërkurën, më datën 10 të muajit gusht, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Helsinki Olympic” në Helsinki.

Ndërkaq, sa i përket drejtësisë në këtë ndeshje, gjyqtari kryesorë do të jetë anglez, Michael Oliver.

Në rrugëtimin deri te Superkupa e Evropës, Reali e mposhti në finale të Ligës së Kampionëve skuadrën e Liverpoolit me rezultat minimal 1:0, kurse Eintracht Frankfurti e mposhti Rangers në Ligën e Evropës me ndihmën e penalltive, respektivisht 5:4.