Traore në listën e strategut italian
BKT
Sport

Traore në listën e strategut italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Menaxheri i Tottenham, Antonio Conte, raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Wolves, Adama Traore.

Traore, i cili pjesën e dytë të sezonit të fundit ishte pjesë e Barcelonës në formë huazimi, është në shënjestër të strategut italian.

‘Spurs’ akoma janë duke i vëzhguar disa lojtarë, dhe Traore sipas mediave britanike, është në listën e Conte-s.

Madje, thuhet se strategu italian po këmbëngul që krerët e klubit të tij t’i japin përparësi transferimit të Traore gjatë ditëve në vijim.

Kujtojmë se Adama ka më pak se një vit kontratë me Tottenhamin, por lojtari duket se gjatë kësaj verë, do të bëhet me skuadër të re.