​Shpërthen vullkani pranë aeroportit ndërkombëtar në Islandë
Rajoni dhe Bota

​Shpërthen vullkani pranë aeroportit ndërkombëtar në Islandë

KP

Një vullkan pranë Aeroportit Ndërkombëtar Keflavik, ka filluar të shpërthejë, thanë autoritetet e Islandës.

Agjencia Meteorologjike Islandeze tha se shpërthimi ndodhi pranë malit Fagradalsfjal, 32 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Reikjavik.

Shpërthimi pasoi tërmete të shumta të dobëta në zonë gjatë ditëve të fundit.

Shpërthimi i vitit të kaluar në të njëjtën zonë, i pari në gadishullin Reykjanes në gati 800 vjet, prodhoi një shpërthim spektakolar llave prej muajsh.

Islanda, e cila ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut, përballet me shpërthime mesatarisht çdo katër deri në pesë vjet.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota