20:04 / 05.08.2022
AS Roma: “Mirësevjen Georginio”
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Georginio Wijnaldum tashmë edhe zyrtarisht është lojtari i ri i klubit të njohur italian, AS Roma.
‘Romakët’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar huazimin e Wijnaldum nga PSG-ja.
“Ne jemi krenarë të konfirmojmë ardhjen e mesfushorit të famshëm qendror. Mirësevini Georginio Wijnaldum”, thuhet në njoftimin e AS Roma.
Skuadra e Jose Mourinho pas transferimit të Paulo Dybalas, tashmë transferon edhe një lojtar cilësorë siç është Georginio Wijnaldum.