12 të vdekur e 32 të lënduar në aksidentin e trafikut në Kroaci
Fotot: HRTV
Rajoni dhe Bota

12 të vdekur e 32 të lënduar në aksidentin e trafikut në Kroaci

HRT

(Plotësuar)Tani janë konfirmuar 12 të vdekur në autobusin e përmbysur, kurse të lënduarit e tjerë janë shpërndarë në spitalet e tri qyteteve të ndryshme.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:40 në autostradën në drejtim të Zagrebit, ndërmjet Jarek Bisaški-t dhe Podvorecit në qarkun e Varazhdinit. Një autobus me targa polake ka dalë nga rruga. Policia konfirmoi se 11 persona humbën jetën. Një tjetër person ka vdekur në spitalin e Zagrebit. Pasagjerët e lënduar me  politrauma, u trajtuan në spitalet në Varazhdin, Zagreb dhe Çakovec.

Sic raporton HRT, televizioni publik i Kroacisë, gjashtë persona me lëndime të rënda fizike, dy meshkuj dhe katër femra, janë pranuar në spitalin e  Dubravës. “Bëhet fjalë për lëndime në kockat e duarve, këmbëve, legenit, shtyllës kurrizore, thyerje të brinjëve dhe lëndime të kockave të fytyrës”, thotë mjeku Domagoj Vergles. Ai shtoi se këto janë lëndime potencialisht të rrezikshme për jetën.

“Gjendja e dy pacientëve është stabile, dhe katër pacientë janë në gjendje jostabile. Të gjithë kërkojnë trajtim kirurgjik. Një operacion tashmë ka filluar”, tha mjeku, duke treguar se operimi i tyre po bëhet sipas urgjencës së rastit.

11 të vdekur nga aksidenti i një autobusi me targa polake në Kroaci (Foto)

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 11 persona vdiqën në vend dhe 34 persona u plagosën, kryesisht lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton “Jutarnji”.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.

Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota