Brighton trondit Ronaldon më shokë midis ‘Old Traffordit”
Rtklive
Sport

Brighton trondit Ronaldon më shokë midis ‘Old Traffordit”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Manchester United e ka nisur keq sezonin e ri në Premier League.

‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur midis ‘Old Traffordit’ nga Brighton, me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së parë në elitën e futbollit anglez.

Trajneri i ri i Unitedit, Ten Hag ka debutuar me humbje, derisa i shumëpërfoluri i ditëve të fundit, Cristiano Ronaldo u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë të kësaj super-sfidë.

Dueli mes Manchester Unitedit dhe Brighton, ka prodhuar një super-ndeshje me tre gola të shënuara dhe shumë raste të krijuara, sidomos nga ana e skuadrës së ‘Djajve të Kuq’.

Skuadra mike në pjesën e parë shënoi dy gola të shpejta përmes Gross (30’, 39’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Fraksioni i dytë, ka dhënë lojë edhe më dinamike, me Unitedin që bëri presion të madh drejt portës kundërshtare.

Skuadra e Ten Hag me autogolin e MacAllister (68’), ngushtoi rezultatin në 2-1.

Deri në fund të ndeshjes, futbollistët e Unitedit provuan më të gjitha forcat që ta çojnë topin të paktën edhe një herë në rrjetë, megjithatë, assesi nuk ia dolën që gjejnë golin e barazimit.

Brighton starton furishëm në këtë edicion të garave, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në udhëtim tek Unitedi. 


MË SHUME NGA Sport